Spërkatje kundër mushkonjave nesër dhe të shtunën në Shkup

Spërkatje me aeroplan kundër formave të rritura të mushkonjave në zonën e Qytetit të Shkupit do të realizohet të premten dhe të shtunën në orët e hershme të mëngjesit. Informacioni është publikuar në ueb faqen e Qytetit të Shkupit.

Marketing

“Nëse kushtet e motit nuk lejojnë kryerjen e dezinsektimit, do të ketë spërkatje ditën e nesërme kur kushtet atmosferike do të jenë të favorshme, në të njëjtin termin”, njoftojnë nga Qyteti i Shkupit.

Bletarët këshillohen të marrin masa me kohë për mbrojtjen e bletëve.

Marketing