Në mbledhjen e sotshme të Qeverisë, Sllobodan Ivanovski është emëruar ushtrues detyre drejtor i Policisë Financiare. Në njoftimin e Qeverisë theksohet se Ivanovski ka është magjistër i shkencave juridike me provim të dhënë të jurisprudencës. Ka përvojë shumëvjeçare në Drejtorinë e të Ardhurave Publike, ndërsa për momentin është kryetar i Komisionit për shkelje të DAP-it në Prilep. Qeveria gjithashtu miratoi informacionin për formimin e Komisionit për zbatimin e procedurave për ndarjen e kontratës për vendosjen e partneritetit Publik-Privat për ndërtimin e garazheve montuese shumëkatëshe në Kompleksin e klinikave “Nënë Tereza”, me çka synohet zgjidhja e kaosit lidhur me mungesën e parkingjeve në Qendrën Klinike. Në seancën e sotme u vendos që në përputhje me rishikimin e Buxhetit të paguhen pagat e prapambetura të punonjësve të Pyjeve Kombëtare dhe me këtë zgjidhet problemi i 2000 punonjësve.