“I vrari, Eftimov kishte punëtori ari”, burime jozyrtare në MPB: A.K. po kërkohet si i dyshuari i tretë

Sipas burimeve të TV21 në Ministrinë e Punëve të Brendshme, policia po kërkon Adem Kurtoviçin, si të dyshuarin e tretë për vrasjen e djeshme në afërsi të Q.T. “Mavrovasja” në Shkup, përcjell TV21. Sipas burimeve jozyrtare, Kurtoviç ka gjuajtur dje në drejtim të policisë, gjatë rezistencës së të dyshuarve në Çair.

Mësohet se 59-vjeçari Vasil Eftimov, që u vra dje në afërsi të Q.T. “Mavrovasja”, ka pasur punëtori të arit në Q.T. “Biseri” në Shkup.

Marketing