Moti ekstrem gjunjëzon Evropën, reshje në qendër dhe zjarre në lindje të kontinentit

Moti ekstrem po shkatërron vende të ndryshme në Evropë, me përmbytje, zjarre dhe një valë të nxehti që po rrezikojnë edhe njerëzit.

Marketing

Sipas Institutit Meteorologjik vendas, në ishullin Madeira rrezikohet të përfshihen nga flakët zonat rurale të tij.

Një zjarr në ishull ra të mërkurën e kaluar dhe që prej atëherë 60 persona janë evakuuar dhe flakët janë përhapur.

Që prej 14 gushtit, mbi 500 efektivë janë vendosur në zonë për të luftuar me zjarrin.

Llogaritjet paraprake sugjerojnë se deri tani janë djegur 7 mijë hektarë tokë.

Ndërkohë, stuhi të dhunshme kanë paralizuar zona të Polonisë, ku jeta e përditshme është çoroditur.

Varshava po përjeton përmbytje dhe vështirësi të mëdha pas shirave rekord të regjistruara gjatë natës si pasojë e një stuhie që përshkoi qytetin.

Rekordi i shirave, sipas autoriteteve vendase, u thye pikërisht nga stuhia.

E ndërsa nga moti nuk ka pasur viktima, dëmet materiale kanë qenë të mëdha.

Rumania ndërkohë është përfshirë nga temperaturat ekstreme dhe një verë ku ka munguar tërësisht shiu, duke penalizuar fermerët që i kanë bërë korrjet një muaj para.

I nxehti ekstrem ka vënë në rrezik të mbjellat dhe dëmet e shkaktuara po llogariten ende nga autoritetet rumune. Sipas ekonomistëve, vetëm dëmet në fushat me grurë llogariten deri në 300 milionë euro.