Dybala e ka pranuar kontratën prej 75 milionë eurosh nga Al-Qadsiah – tani ‘topi’ te Roma

Media të shumta në Itali po raportojnë se Paulo Dybala ka pranuar një ofertë të madhe prej 75 milionë eurosh për një kontratë trevjeçare me klubin nga Arabia Saudite, Al-Qadsiah, por Roma ende nuk ka marrë ofertë zyrtare për shërbimet e tij nga ky klub.

Marketing

Sipas Sky Sport Italia , Calciomercato dhe të tjera, Dybala ka rënë dakord për kushtet personale me një marrëveshjeje trevjeçare me vlerë 75 milionë euro për tre vjet, e cila kuptohet se përbëhet nga mbi 20 milionë euro paga në sezon, plus bonuse të majme.

Agjenti i lojtarit, Jorge Antun, pritet të takohet me përfaqësuesit e Romës në orët në vijim për të diskutuar hapat e ardhshëm.

Ndërkohë, Al-Qadsiah pritet të paraqesë një ofertë prej 3 milionë euro për Romën. Me bonuse tarifa mund të rritet në 5 milionë euro, por Roma pritet ta refuzojë këtë ofertë dhe të negociojë për një tarifë më të lartë.

Pritet janë një shumë pak më e ulët sesa klauzola e lirimit prej 12 milionë eurosh në kontratën e tij, e cila ishte e vlefshme në fillim të verës.

Sky shton se nëse Roma vendos të pranojë ofertën e Al-Qadsiash, atëherë marrëveshja mund të mbyllet shpejt.

Dybala ishte stërvitur si zakonisht me shokët e tij të skuadrës në Romë të mërkurën, teksa përgatiten të përballen me Empolin në Serie A në fundjavë./Telegrafi/