Neymar ëndërron të kthehet në Barcelonë – madje edhe për pagë shumë të vogël

Gazetari spanjoll Joan Fontes trazoi publikun e futbollit kur tha në podkastin e tij se Neymar donte të kthehej në Barcelonë me çdo kusht, ku kjo deklaratë nxiti spekulimet se braziliani legjendar mund të rikthehet në klubin që e bëri të famshëm.

Marketing

Neymar, i cili aktualisht luan për klubin Al-Hilal nga Arabia Saudite, erdhi në Camp Nou nga Santos në Brazil 11 vjet më parë dhe shpejt u bë i preferuar i tifozëve. Me Lionel Messin dhe Luis Suarezin, ai formoi një treshe sulmuese vdekjeprurëse të njohur si MSN.

Neymar fitoi dy kampionate spanjolle dhe Ligën e Kampionëve në 2015 me Barcelonën, por dy vjet më vonë ai tronditi botën kur kaloi te PSG si transferimi më i shtrenjtë në histori, për 222 milionë euro.

Edhe pse luajti mirë në “Parkun e Princave”, ai nuk i përmbushi plotësisht pritshmëritë e tifozëve në lidhje me ecurinë e klubit në Evropë. I mbushur me dëmtime të shumta, ai luajti gjithnjë e më pak dhe ishte gjithnjë e më shumë objekt i kritikave nga tifozët dhe gazetarët në Francë.

Për shkak të kësaj, ai u largua nga PSG vitin e kaluar dhe vendosi të nënshkruajë një kontratë me Al-Hilal në vlerë prej 150 milionë euro në vit. Megjithatë, Fontes zbuloi se braziliani dëshironte futboll serioz dhe se ëndërron të kthehet në Kataluni.

Duke qenë se Barcelona është në kolaps financiar, ata nuk mund t’i ofrojnë të njëjtën pagë si sauditët, por gjithnjë e më shumë po përflitet mundësia që Neymar të pranojë të luajë për “pak para”, vetëm për t’u rikthyer te Barcelona. /Telegrafi/