Shefi i CIA’s ndodhet në Prishtinë? William Burns fotografohet duke hyrë në Presidencë

William Burns, shefi i Agjencisë Qendrore amerikane të Inteligjencës (CIA) raportohet se ndodhet në Prishtinë.

Marketing

REL shkruan se shefi i CIA’s në Prishtinë është parë duke hyrë në Presidencë. Nga ana tjetër, Ambasada amerikane në Prishtinë nuk e ka konfirmuar vizitën e Burnsit në Kosovë.

Ndërkohë avioni i ushtrisë amerikane, me të cilin mendohet se ka udhëtuar shefi i Agjencisë Qendrore amerikane të Inteligjencës (CIA), William Burns, në Bosnje dhe Serbi, u pa mesditën e së enjtes në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”.

Sipas REL, është fotografuar aeroplani i ushtrisë amerikane i ndalur para zonës “VIP” në Aeroportin e Prishtinës. Me këtë avion besohet se Burns ka udhëtuar nga Sarajeva në Beograd.

Gjithashtu bëhet me dije se më 22 gusht ky aeroplan udhëtoi nga Beogradi drejt Bullgarisë, Maqedonisë së Veriut dhe në fund Kosovës.

Në Bosnje e Hercegovinë më 20 gusht, Burns u takua me homologët e tij nga sektori i inteligjencës, me anëtarët e Presidencës së këtij shteti dhe me ministrin e Jashtëm të Bosnjës.