Courtois lëshon ‘bombën’: Nuk kthehem në kombëtare me trajnerin aktual

Pavarësisht se luajti një rol vendimtar në fitoren e Real Madridit ndaj Borussia Dortmundit në finalen e UEFA Champions League sezonin e kaluar, Thibaut Courtois nuk mori pjesë në Kampionatin Evropian që pasoi.

Marketing

Ky vendim nuk ka ardhur për shkak të dëmtimit por për shkak të një mosmarrëveshjeje me trajnerin e Kombëtares belge, Domenico Tedesco, përcjellë KosovaPress.

Performanca e ulët e Belgjikës në Euro ngriti pikëpyetje në lidhje me aftësinë e Tedescos për të udhëhequr ekipin drejt suksesit, por kjo nuk ishte e mjaftueshme për të siguruar shkarkimin e tij.

Tani, Courtois ka bërë një deklaratë interesante në lidhje me situatën e tij në kombëtare mes tensioneve në rritje. Duke folur për mediat në fillim të kësaj jave, portieri i Real Madridit zbuloi se nuk ka ndërmend të rikthehet në Kombëtare në situatën aktuale, për shkak të përplasjes mes tij dhe trajnerit.

“Kam vendosur të mos kthehem në kombëtaren belge nën këtë trajner. Në këtë çështje, unë pranoj pjesën time të përgjegjësisë. Megjithatë, duke parë përpara, mungesa e besimit tim tek ai nuk do të kontribuonte në ruajtjen e atmosferës së nevojshme”, shtoi ai, duke shpjeguar vendimin e tij përmes Instagramit.

Mbetet për t’u parë nëse belgu do të rikthehet në skenën ndërkombëtare nëse do të ketë një ndryshim në menaxhim në vitet e ardhshme. Në moshën 32-vjeçare, në fund të fundit.