Kjo është gjendja në pikat kufitare

Qarkullimi në rrugët shtetërore zhvillohet pa probleme, në rrugë të thata. Intensiteti i trafikut në rrugët rrugore jashtë zonave urbane është rritur.

Marketing

Në pikën kufitare në “Tabanovc” ka rritje të frekuencës së automjeteve për dalje dhe hyrje. Në pikat e tjera kufitare, në anën maqedonase, nuk ka më ndalesa.

LAMM rekomandon rregullim të shpejtësisë së lëvizjes, respektim të sinjalistikës në komunikacion dhe menaxhim të kujdesshëm të automjeteve, veçanërisht në rrugët nëpër lugina, lugina lumore dhe gryka, ku ka mundësi për rrëshqitje të dheut. Kjo veçanërisht vlen për segmentet Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë.