Çmime të reja të derivateve të naftës

Komisioni Rregullator i Energjetikës, i Shërbimeve të Ujit dhe i Shërbimeve të Menaxhimit me Mbeturinat Komunale i Republikës së Maqedonisë së Veriut (KRRE) solli vendimin, me të cilin bëhet ulja e çmimeve të shitjes me pakicë të derivateve të naftës, mesatarisht 2,12 % në raport me vendimin e datës 19.8.2024.

Marketing

Çmimet referente të derivateve të naftës në tregun botëror, në krahasim me përllogaritjen e mëparshme shënojnë ulje mesatarisht: te benzina për 4,611 %, te nafta për 3,788 %, te vaji ekstra i lehtë për 4,448 % dhe te mazuti ulje për 1,779 %.

Çmimet e shitjes me pakicë të benzinës EUROSUPER BS-95 dhe EUROSUPER BS-98 si dhe të EURODIZELIT (DЕ V) dhe të VAJIT EKSTRA TË LEHTË PËR AMVISËRI (ЕL-1) ulen për 2,00 den/litër. Çmimi i shitjes me pakicë i Мazutit М-1 SU nuk ndryshon.

Nga data 24.8.2024, ora 00:01 çmimet maksimale të derivateve të naftës do të jenë:

Benzinë motori EUROSUPER BS – 95 77,50 (denarë/litër)
Benzinë motori EUROSUPER BS – 98 79,50 (denarë/litër)
Naftë motori EURODIZEL BS (D-E V) 69,50 (denarë/litër)
Vaj për Djegie Ekstra i Lehtë 1 (EL-1) 69,00 (denarë/litër)
Mazut М-1 SU 46,295 (denarë/kilogram).