Lotët e krokodilit të ish funksionarit të BDI-së në Kumanovë

Shkruan: Orhan Kurtishi, koalicioni VLEN

Marketing

A e dini se BDI-ja mbante njerëz me kontrata në punë vetëm për t`i keqpërdorur gjatë proceseve zgjedhore duke luajtur me fatet e tyre dhe familjarëve të tyre? Si rezultat sot ke shumë administrator shqiptarë që kanë 7-8 vite përvojë pune e pa vendim.

A e dini se kjo BDI që sot po qan me lot krokodili premtonte e fuste njerëz në punë me kontrata vetëm gjatë proceseve zgjedhore duke keqpërdorur familjarët e tyre dhe duke i kërkuar votën familjare me qëllim të qëndrimit në pushtet? Si rezultat i këtij keqpërdorimi janë edhe një numër i madh i emrave të cilat po i lexojmë te lotet e krokodilit.

A e dini se BDI-ja 23 vite ishte në pushtet dhe kishte mundësi të gjitha punësimet ti bënte me vendime, por këtë gjë e bënë vetëm partitë e koalicionit VLEN gjatë periudhave sa qëndronin në pushtet, duke mos luajtur e duke mos keqpërdorur familjet shqiptare.

A e dini se sa motoçikletat me cmime prej 4000 euro e më lartë, e sa drekat 5000 euro janë paguar nga familjet shqiptare që fëmijët e tyre të kanë mundësi të marrin një vend pune në shtet? Kumanovarët nuk harrojnë! E dinë se funksionarët e BDI-së, sidomos ish funksionarët kumanovar bënë pasuri të majme nga djersa dhe halli i familjeve shqiptare. Tash ju ndal cezma!

Mbajeni mend ju që po qani me lot krokodili, koalicioni VLEN nuk përjashton nga puna asnjë shqiptarë. Përkundrazi, thuajse të gjithë që kanë hyrë në punë kanë marr vendime duke pasur pavarësi financiare dhe ekonomike.