Vrasja te “Mavrovasja”, Mickoski: Vrasësit janë arratisur në kohën e LSDM-së

Të arrestuarit për vrasjen e Vasil Eftimov tek qendra tregtare Mavrovasja, janë persona që gjatë qeverisjes së LSDM–së janë arratisur nga burgu. Me akuza të tilla kryeministri Hristijan Mickoski i është kundërpërgjigjur pretendimeve të opozitës se kriminel dhe vrasës po shetiten lirshëm nëpër rrugë. Sipas Mickoskit kriminaliteti do të bëhet profesion i padobishëm. Ai tha se shteti është në vëzhgim edhe të disa grupeve kriminale.

Marketing

“Nuk janë vetëm ata, ne po vëzhgojmë disa grupe këtu në Shkup dhe në disa qytete të tjera në shtet. Këtu identifikuam tre grupe, të cilët për fat të keq kanë logjistikën e tyre në disa burgje, e të cilët merren me zhvatje, terrorizëm, forma të rënda të krimit dhe pres që shumë shpejtë krimi edhe pë rata të bëhet profesion i padobishëm.”, tha kryeministri Hristijan Mickoski