Mbytja e jahtit, hetuesit: Të gjitha viktimat ishin në një dhomë

Jahti luksoz Bayesiani miliarderit britanik Michael Lynch u fundos nga një shtrëngatë e fuqishme dhe e papritur shiu dhe jo nga një vorbull uji, siç u tha më herët.

Pista e hetimit është për një vrasje të shumëfishtë nga pakujdesia, por persona rreth të cilëve ngrihen dyshime për vrasje ende nuk ka.

Marketing

Në këto përfundime kanë arritur deri më tani hetuesit e qytezës Termini Imereze, në zonën e juridiksionit të së cilës ndodhi tragjedia e mëngjesit të së Hënës, ku humbën jetën 7 persona, ndërsa 15 të tjerë u shpëtuan.

Prokurori Raffaele Cammarano tha në një konferencë për shtyp se pronari i jahtit Mike Lynç dhe 5 personat e tjerë që u nxorrën pa jetë nga thellësia, ndodheshin në të njëjtën dhomë në anën e majtë të mjetit lundrues.

Arsyeja pse ata ndodheshin së bashku ishte të gjithë ata që nuk mundën të dilnin u mblodhën në të njëjtën dhomë mes 6 të tillave në kërkim të një hapësire me oksigjen.

Nën hetim është vënë edhe kapiteni neozelandez James Catfield. Ai dyshohet për shkelje të rregullores pasi mendohet të jetë larguar nga pulti i komandimit menjëherë pas nisjes së stuhisë, pa u dhënë ndihmën të gjithë personave në bord sipas rregullores./ Tv Klan