Arrestohen dy shtetas të Maqedonisë në Sarandë për vjedhje

Policia e Shqipërisë arrestoi dy shtetas të Maqedonisë së Veriut, një burrë dhe një grua për vjedhje në qytetin e Sarandës.

Marketing

“Dy personat me shtetësi të Maqedonisë të identifikuar si David Shapuriq dhe Sandra Neshkovska janë arrestuar nga policia në Sarandë”, shkruajnë mediat në Shqipëri.
Sipas policisë, këto persona në plazhin e quajtur “Druri i thatë”, i kanë vjedhur shtetases greke çantën ku ka pasur dy telefona, syze dhe para.

“Si rezultat i administrimit të shpejtë dhe denoncimit të shtetases greke, më 17 e këtij muaji, stacioni policor në Sarandë mundësoi identifikimin, zbulimin dhe arrestimin e dy të dyshuarve për rastin D.Sh (24) dhe S.N (28), që të dy shtetas të Maqedonisë së Veriut”, thonë nga policia shqiptare.

Ata shtojnë se hetimi po vazhdon për zbulimin e mundshëm për ndërlidhje tjera të veprave penale për vjedhje.