Universitetet janë gati për regjistrimin e studentëve të rinj

Universitetet kanë bërë përgatitjet e fundit për regjistrimin e studentëve të rinj. Në Universitetin “Nënë Tereza” regjistrimet nisin nga e hëna në 8 fakultete dhe 42 programe studimore. Rektori, Izet Zeqiri tha për Alsat se vitet e fundit interesimi më i lartë është shprehur për shkencat shoqërore pavarësisht që ato teknike janë deficitare dhe shumë të kërkuara në tregun e punës.

Marketing

“Si zakonisht në shkencat shoqërore interesi është më i madh edhe përkundër bursave të siguruara në shkencat teknike ku vitin e kaluar kemi pas 60 aplikantë të regjistruar në shkencat teknike. Nuk duhet nënvlerësuar programet dhe fakultetet e reja që I kemi. Ne shpresojmë që të kemi një riorientim të të rinjëve kah drejtimet të cilat më janë deficitare në tregun e punës posaçërisht në shkencat teknike, menaxhment industrial edhe shumë drejtime tjera dhe të shohim si do të jetë orientimi I të rinjve dhe kërkesat e tyre”, tha Izet Zeqiri, rektor I UNT-së.

Në Universitetin “Shën Kirili dhe Metodi” afati i parë i regjistrimit do të zhvillohet prej 29 deri më 30 gusht. Në Fakultetin e Shkencave Informatike dhe Inxhinierisë Kompjuterike janë paraparë 1020 vende të lira. Dekani Boro Jakimiovski tha se më të kërkuara janë programet studimore që kanë të bëjnë me inxhinierinë softuerike.

Më të popullarizuara janë programet studimore të cilat janë të orientuara drejt inxhinierisë softuerike. Megjithatë edhe programe tjera studimore janë gjithashtu të popullarizuar, për siguri dhe rrjet internet dhe inxhinieri kompjuterike. Në këto programe studimore edhe kuotat janë më të larta. Të gjitha programet e studimit kanë bazat e informatikës, ato ofrojnë kompetenca shumë të gjera për inxhinierët e ardhshëm dhe me lëndët zgjedhore që janë në një numër shumë të madh në fakultet, ata mund të drejtojnë njohuritë e tyre pavarësisht se për cilin drejtim aplikojnë”, tha Boro Jakimovski, dekan i FINK-i.

Sipas konkursit tashmë të publikuar, në vitin akademik 2024/25 janë paraparë gjithsej 9.921 vende të lira në universitetin “Shën Kirili dhe Metodi”. Prej tyre 4761 janë për studentë të rregullt dhe 950 vende për studentë me korrespondencë. Në Universitetin Shtetëror të Tetovës ka gjithsej 4752 vende të lira. 2477 në kuotën shtetërore, 1615 me bashkëfinancim të studimeve dhe 660 studentë me korrespondencë./Alsat.mk