Starova-Qerimi nuk është më drejtoreshë e Galerisë Nacionale të RMV-së: Bashkë kemi realizuar shumë punë dhe projekte

Dita Starova Qerimi ka njoftuar se prej sot më nuk udhëheq me Galerisë Nacionale të Maqedonisë së Veriut, përcjell TV21. Starova-Qerimi përmes një shkrimi i uroi sukses pasardhëses së saj, Maja Nedelkovska – Brzanova.

Marketing

“Тë dashur miq, Ju njoftoj se sot e përmbylla kapitullin e të qenit në krye të Galerisë Nacionale të Maqedonisë së Veriut, si drejtoreshë. Me angazhimin tim të deritanishëm në krye të këtij institucioni, besoj se e kam arsyetuar besimin e dhënë. Bashkë kemi realizuar shumë punë dhe projekte për ruajtjen, kultivimin dhe promovimin e kulturës dhe artit, si pasuri e madhe e vendit tonë! I uroj pasardhëses sime Maja Nedelkovska – Brzanova shumë suksese në detyrën e saj të re”, ka shkruar Dita Starova Qerimi.