Sokol Cikalleshi i ka dhënë fund kontributit të tij në Kombëtaren Shqiptare.
Lajmin e ka bërë të ditur Federata Shqiptare e Futbollit.
Prej kur iu bashkua Kombëtarës, sulmuesi 34-vjeçar është paraqitur në 60 ndeshje, ku ka shënuar 13 gola.
“Rrugëtimi i paharrueshëm i Sokol Cikalleshit në Kombëtaren kuqezi është mbyllur. FSHF e falënderon për kontributin e dhënë përgjatë 10 viteve, me gola, asiste, me djersën e derdhur në fushë për të ndihmuar ekipin tonë në arritjen e rezultateve historike!” thuhet në njoftim.