Shaqiri: Bashkimi Jodemokratik për Dezintegrim doktorë të gënjeshtrës dhe hajnisë

Deputeti i koalicionit VLEN, Rijad Shaqiri përmes një postimi në rrjetet sociale ka ironizuar me BDI duke i quajtur doktorë të gënjeshtrës dhe hajnisë.

Marketing

Ja postimi i deputetit Rijad Shaqiri:

BASHKIMI JODEMOKRATIK PËR DEZINTEGRIM JANË DOKTORË TË GËNJESHTRËS DHE HAJNISË
Sa herë që duhet të gënjehet diçka, paraqitet Arbër Ademi.

Si fillim me dashamirësi e porosisim që të shkojë te Ali Ahmeti dhe ta pyesë:

Pse vendosi të bojkotojë raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale përkundër premtimeve ndaj faktorit ndërkombëtar?

Pse u thatë një gjë aleatëve, ndërsa emisarët tuaj në VMRO-DPMNE thanë krejt të kundërtën?

A është e vërtetë që në emër të BDI-së ju ofruat të hyni në qeveri në vend të VLEN-it me katër ministri, pa kryetar të Kuvendit dhe u ofruat të punoni për zgjedhjet lokale në Kërçovë dhe Strugë për të pasur kryetar komune nga radhët e VMRO-DPMNE-së?

Ja edhe një pyetje bonus, nëse dhe kur Drin Ahmeti u largua nga vendi në përpjekje për të shmangur përballjen me drejtësinë? Kaq mjafton për fillim, hajde Arbër inkurajohu!”, ka shkruar Shaqiri.