Ibrahimi: Kthimit të BDI-së në Qeveri, “i ka vdekur nëna”

Kryetari i “Alternativës”, Zeqirija Ibrahimi, thotë se BDI-ja po mundohet të mashtrojë anëtarësinë e saj duke bërë propagandë “se kjo qeveri nuk zgjat më shumë se tre muaj”.

Marketing

“Propaganda se “kjo qeveri nuk zgjat më shumë se tre muaj”, që e ka nëntekstin se Soravia do të kthehet përsëri në pushtet, nuk e nënkupton vetëm dëshpërimin e thellë e të paimagjinueshëm të pronarëve të kazinove nga opozita, por ajo i ka edhe dy mesazhe të tjera:

1. Ta mbajnë sado pak, mbase deri në zgjedhje lokale, strukturën partiake me shpresën se “së shpejti kthehemi ne”.

2. Ta shmangin frikën që i ka kapluar se kush e ka radhën pas Ixhet Memetit.

Për fat të mirë të shqiptarëve e për fat të keq të tyre, kësaj pune i ka vdekur nëna. Jo që nuk do të kthehen në qeveri, por si ia kanë filluar me këso sjellje vajtuese e vetëmashtruese, as si opozitë nuk do të mbijetojnë. E ka pas puna e tyre”, ka shkruar Ibrahimi.