Gjuajtje me armë në Haraçinë, një 24-vjeçar përfundon në spital

Sonte rreth orës 21:00 në Haraçinë të Shkupit ka pasur të shtëna me armë zjarri. Siç bëjnë të ditur nga MPB me armë zjarri është gjuajtur në drejtim të A.I 24 vjeç nga Haraçina.

Marketing

“Sot (28.08.2024) rreth orës 21:00 në SPB Shkup është raportuar se në fshatin Haraçinë, kanë gjuajtur me armë zjarri në drejtim të A.I. (24) nga fshati Haraçinë, i cili ka pësuar lëndime trupore dhe është transportuar për ndihmë në Kompleksin Klinik “Nënë Tereza”. Po merren masa për zbardhjen e rastit”, thonë nga MPB.