Zulbeari: Demantoj të gjitha shpifjet dhe akuzat të plasuara sot në medie në lidhje me diplomën time

Demantoj të gjitha shpifjet dhe akuzat të plasuara sot në medie në lidhje me diplomën time. Është një temë e cila është qartësuar në të kaluarën, por siç duket dikush po ushqehet me diçka të paqenë. E kam qartësuar edhe atëherë, po e them edhe tani, diploma ime në Universitetin e Prishtinës është origjinale. Për këtë gjë ka edhe vendim në Prokurorinë e Përgjithshme në Kumanovë të datës 12.05.2020 e cila është marr me këtë temë.
Të gjithë ata që ushqehen me shpifje dhe akuza të tilla, për shkurt kohë do të përballen me mua në gjykatë! Mjetet që do t`i fitoj do t`i ndaj për të blerë ilaçe dhe barna për fëmijët që kanë nevojë e nuk munden t`i blenë. 

Marketing