Mexhiti takoi përfaqësuesit e Fondit të Kombeve të Bashkuara për Popullsinë në RMV

Zv.kryeministri i parë, Izet Mexhiti, ka pritur sot në Qeveri, përfaqësuesit e Fondit të Kombeve të Bashkuara për Popullsinë në Maqedoninë e Veriut (UNFPA), të udhëhequr nga Dr. Afrodita Shalja, shefe e zyrës së UNFPA-së në Shkup, shkruan gazeta LAJM.

Marketing

“Sot zhvillova një takim shumë të rëndësishëm dhe të dobishëm me përfaqësuesit e Fondit të Kombeve të Bashkuara për Popullsinë në Maqedoninë e Veriut (UNFPA), të udhëhequr nga Dr. Afrodita Shalja, shefe e zyrës së UNFPA-së në Shkup.

Në qendër të diskutimit ishte bashkëpunimi ynë në proceset demografike të vendit, veçanërisht përmes Strategjisë Nacionale për Zhvillim dhe Strategjisë së Demografisë. Po ashtu, u shqyrtua mundësia e bashkëpunimit për projektet IPA, me qëllim të rritjes së cilësisë së jetës së qytetarëve.

Një vëmendje e veçantë iu kushtua edhe ndikimit të ndryshimeve klimatike dhe mjedisit jetësor në shëndetin e popullatës, çështje që do të jenë prioritare në projektet tona të ardhshme.

Të gjitha këto projekte në ardhje, janë shumë të rëndësishme dhe kanë ndikim të madh në shumë procese, veçanërisht në ngritjen e cilësisë së jetës së qytetarëve në vend!”, ka shkruar Mexhiti.