Cristiano Ronaldo thyen rekordin Guinness, ja çfarë bëri ai

Kanali i Cristiano Ronaldos në YouTube theu rekorde që në fillim, duke fituar një milion ndjekës brenda 90 minutave nga fillimi i tij.

Marketing

Brenda 10 ditëve nga hapja e kanalit, ai grumbulloi 53 milionë abonentë dhe hyri në librin e Guinness si personi me numrin më të madh të abonentëve të fituar brenda 24 orëve.

“Dominimi i Cristiano Ronaldos në rrjetet sociale vazhdoi pasi iu dha titulli i rekordmenit të Guinness për numrin më të madh të abonentëve të fituar në YouTube brenda 24 orëve. Numri zyrtar nga YouTube prej 19,729,827 abonentësh u zbulua ekskluzivisht nga libri i rekordeve Guinness në fillim të kësaj jave”, njoftuan ata.