E tmerrshme| Burri nga Korça dyshohet se i vuri flakën gruas së tij

Një burrë në Korçë, po dyshohet se e ka lyer me lëndë djegëse gruan e tij, dhe pastaj i ka vënë flakën asaj.

Viktima e dyshuar është paraqitur në spitalin e Korçës ku ka kërkuar ndihmën e mjekëve pasi kishte djegie të shumta në trup.

Marketing

A2 CNN, duke iu referuar burimeve të veta, raporton se çifti ishte në proces divorci ndërkohë që policia e Korçës është vënë në kërkim të dyshuarit, pasi pas ngjarjes ai është larguar nga banesa.

Marketing