Qeveria ka reaguar ndaj Arsovskës, e cila kërkonte furnizim me autobusë të rinj

Qeveria ka reaguar ndaj letrës së hapur të kryetares së Shkupit Danella Arsovska, e cila kërkonte furnizim me autobusë të rinj. Sipas Qeverisë, shkupjanet kanë nevojë për zgjidhje të shpejtë për dalje nga situata, ndërsa kërkesa e Arsovskës është proces i cili zgjat deri në një vit e gjysmë. “Para se Arsovska të ofrojë që paratë për autobusë të rinj t’i vendosë në llogari të posaçme, së pari të paguaj këstet për autobusët e periudhës së Shilegovit, me qëllim që të mos i paguajë Qeveria sikur deri më tani.

Marketing

Danella Arsovska duhet të bëjë pagesën ndaj transportuesve privatë të cilëve u ka borxh, me funksionimin e të cilëve mbushet zbrazëtira e NQP-së”, theksohet në reagimin e Qeverisë. Më tej shtohet se Arsovska para Qeveri dhe para opinionit premtoi se do të paraqesë plan për dalje nga situata në kryeqytet, ndërsa plan nuk ka.

Ndaj përgjigjes së Qeverisë, reagoi Qyteti i Shkupit duke thënë se në vend të konstruktivitetit, qeveria po merret me dinakëri në kurriz të qytetarëve. “Ofruam zgjidhje konkrete të cilat nëse Mickoski do t’i pranonte do të thotë se kujdeset për Shkupin.

Por dëshmoi se i intereson vetëm prodhimi i konflikteve me shpresën se do të fitojë politikisht”, u kundërpërgjigj Qyteti i Shkupit.