Kushtetutshmëria e Ligjit të Gjuhëve,VLEN: Përpjekje për grusht shteti me eksperimente juridike!

Deklaratat e kryetarit të Gjykatës Kushtetuese në lidhje me Ligjin për Përdorimin e Gjuhëve dhe balansuesin, ishin në focus të takimit të sotëm të trupit koordinues politik të  koalicionit VLEN. Konsatauan se nisma për të vlerësuar kushtetutshmërinë e Ligjit për Përdorimin e Gjuhëve, e cila sic thonë buron nga forca të njohura për qëndrimet e tyre kundër NATO-s, nuk është asgjë më shumë se një përpjekje për grusht shteti me eksperimente juridike. Nëse një iniciativë e tillë pranohet, hapet Kutia e Pandorës për të gjitha arritjet kyçe të shtetit, duke përfshirë edhe ndryshimin e emrit kushtetues, i cili gjithashtu u realizua pa nënshkrimin e presidentit të atëhershëm, Gjorge Ivanov, e që mundësoi anëtarësimin në NATO. Një akt i tillë do të minonte stabilitetin dhe sovranitetin e Republikës së Maqedonisë së Veriut, duke kërcënuar seriozisht orientimin e saj euro-atlantik. Koalicioni VLen ndërsa shtojnë se do të mbrojë me vendosmëri dhe pa kompromis integritetin e institucioneve të shtetit dhe interesat e qytetarëve të Maqedonisë së Veriut, duke qëndruar fuqishëm kundër çdo përpjekjeje për të dëmtuar rrugën euro-atlantike të vendit”, thuhet në komunikatën e VLEN-it.

Marketing