Osmani: Tani për tani, tavolina e dialogut Kosovë-Serbi është e përmbysur

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka theksuar nevojën për të rikthyer barazinë në bisedimet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Marketing

Në një diskutim të mbajtur në Forumin GLOBSEC 2024 në Pragë, Osmani ka theksuar se aktualisht tavolina e negociatave është e përmbysur dhe se është koha që të rikthehet niveli i barabartë në bisedime.

“Ata që marrin pjesë në bisedime duhet të jenë në një tavolinë të niveluar. Tani për tani, tavolina e dialogut Kosovë-Serbi është e përmbysur,” ka thënë Osmani

Ajo ka theksuar se rikthimi i barazisë është kusht i domosdoshëm për të arritur sukses në dialog.

“Është koha që barazia të rikthehet në tavolinë. Kjo është parakusht për suksesin,” ka shtuar ajo.

Osmani ka shtuar se kur nuk ke barazi qysh në themel të çfarëdo procesi negociues, askush nuk duhet të ëndërrojë për rezultate të prekshme që edhe mund të zbatohen në terren

Presidentja Osmani ka kërkuar angazhimin e të gjitha palëve për të siguruar një proces të drejtë dhe të barabartë që do të kontribuojë në zgjidhjen e qëndrueshme të çështjeve mes Kosovës dhe Serbisë.