Aliu: Viti i ri shkollor fillon me mbi 150 tekste të reja për shkollat e mesme profesionale

Shkollat e mesme profesonale ,vitin e ri shkollor do ta fillojnë me mbi 150 tekste të reja shkollore në drejtimin e ekonomisë, maqinerisë, elektros etj, njofton zv .Ministri i Arsimit dhe Shkencës ,Lulzim Aliu.
Sipas tij, mungesa e madhe tekstev shkollore për drejtimet profesionale ka qenë një problem i kahmotshëm si për profesorët ashtu edhe për nxënësit.Megjithatë edhe ky numër I teksteve shkollore nuk e përmbush zbrazëtirën e krijuar në drejtimet profesionale.
“Ka ndodh që shkollat e mesme nuk kanë tekste shkollore për drejtimet profesionale dhe me Qendrën për trajnim që kryesisht e ka këtë detyrë, hartimin e programeve për shkollat e mesme profesionale ,ato i kanë bërë programet pastaj Ministria ka shpallur konkurs për autorë që do të hartojnë tekste,për Komisionin nacional i cili do ti vlerësoj dhe kemi arritur që të kemi një numër të konsiderueshëm të teksteve edhe për drejtimet profesionale,por jo për të gjitha”, u shpreh zv .Ministri i Arsimit dhe Shkencës, Lulzim Aliu.
Problemi me mungesën e një numri të caktuar të teksteve shkollore profesionale sipas Aliut qëndron në mungesën e autorëve për ti shkruar ato.
“Ne kemi shumë vërejtje prej profesorave të shkollave të mesme që thonë se skemi tekste për ndonjë lënde të caktuar në ndonjë drejtim professional psh.elektro makineri ose drejtimi I telekomunikimeve ,nuk kemi tekste dhe nuk e kemi as autorin se kush ta shkruaj .Ne ,ministria e shpallim konkursin ,që të paraqiten autor që do të shkruajnë dhe nuk paraqitet askush dhe prandaj kemi vështirsi që të sigurjmë tekstet shkollore”, theksoi Aliu.
Hendikepi me mungesën e librave dhe autorëve për ti shkruar tekstet shkollore të drejtimeve profesionale sipas Aliut ,mund të tejkalohet me ndryshime ligjore ,ku do të mundësohet edhe përkthimi dhe përshtatja e teksteve nga autorë të huaj.Ligji egzistues nuk lejon që të kemi tekste shkollore nga autor të huaj.

Marketing