Një i vdekur nga të shtënat me armë në Prishtinë, pesë të plagosur (VIDEO)

Një ngjarje tragjike ka ndodhur sonte në lagjen ‘Aktash’ të Prishtinës, ku një person ka vdekur si pasojë e plagëve që ka marrë nga të shtënat me armë zjarri.

Marketing

Prokuroria e Prishtinës ka konfirmuar për Kallxo.com vdekjen e personit nga incidenti.

Nga të shtënat kanë mbetur të plagosur edhe pesë persona dhe gjendja shëndetësore e tyre është e rëndë. Kështu ka deklaruar mjeku kujdestar Avdush Bajgora.

Të shtënat dyshohet se kanë qenë pasojë e konfliktit midis familjeve Sekiraqa dhe Capat, në dritën e një incidenti të mëparshëm që përfshinte një të plagosur nga familja Capat disa muaj më parë.

Forca të shumta të Policisë janë në vendin e ngjarjes, poashtu është parë dhe Ambulanca.

Gazeta Online Reporteri.net ka pyetur Policinë e Kosovës për rajonin e Prishtinës për këtë rast, por deri në publikimin e këtij shkrimi nuk janë përgjigjur.  https://www.facebook.com/share/v/fJA5g43KVmchB4jh/?mibextid=oFDknk