Mickoski: Qeveria miratoi vendimin për kufizimin e marzhës më të lartë tregtare të mjeteve shkollore

Më pak shpenzime më shumë për ty – është masa që kemi sjellë sot në Qeveri. Më saktë, qeveria ka miratuar vendimin të ndihmojë të gjitha familjet që kanë nxënës në mënyrë që të reduktojnë shpenzimet për blerjen e mjeteve shkollore.

Marketing

Kjo masë ka për qëllim direkt përmirësimin e standardit të jetesës dhe gjendjes ekonomike të mijëra familjeve maqedonase.

Me këtë vendim kufizohet marzhi më i lartë i fitimit tregtar nga mjetet shkollore, siç janë fletoret, çantat, lapsa druri me ngjyra, plastelina, shtrojë, marker të hollë me ngjyra, marker nënvizimi, bojëra dhjami, akrili, bojëra uji dhe furça, vizore dhe materiale didaktike, gomë fshirëse dhe mprehse, gërshërë për fëmijë, portofol dhe aksesorë shkollorë, kompas, kalkulatorë, busulla, shkumësa, tabela, mbajtëse lapsash dhe mbajtës dhe produkte të tjera të nevojshme për nxënësit, që do të thotë çmime më të ulta dhe qasje për të gjithë qytetarët tanë.

Me shumicë, marzhet do të kufizohen në 5%, ndërsa marzhet e shitjes me pakicë do të kufizohen në 10%. Ky është vetëm një shembull tjetër i përkushtimit të qeverisë për të krijuar kushte më të mira për të gjithë qytetarët tanë.

Ndryshe nga vitet e kaluara kur u përballëm me protesta dhe kur nxënësit nuk kishin tekste shkollore, ky vit shkollor filloi pa probleme dhe Qeveria me masa vendimtare e mbështet sistemin arsimor. Vendimet të cilat i miratojmë janë në kundërshtim të drejtpërdrejtë me politikat e qeverisë së mëparshme e cila lejoi shpenzime të larta për familjet dhe mungesën e teksteve dhe materialeve të nevojshme.

Qëllimi ynë është i qartë: të krijojmë një të ardhme të qëndrueshme dhe të begatë për të gjithë qytetarët. Qeveria do të vazhdojë të punojë e përkushtuar për përmirësimin e kushteve të jetesës, duke demonstruar çdo ditë se ne jemi të ndryshëm dhe shumë më të përgjegjshëm nga paraardhësit tanë.

Faleminderit për mbështetjen e deritanishme dhe të jeni të bindur se do të vazhdojmë të punojmë në interes në mënyrë absolute për gjithë qytetarët.

Para se t’ju falënderoj për vëmendjen tuaj, do të doja të bëja disa simulime.

Të themi se i analizuam deklaratat doganore të importit mbi disa produkte dhe ato që janë me çmim të shitjes me pakicë dhe arritëm në përfundimin se shumë produkte tani janë subjekt i monopolit ose duopolit. Si monopoli, ashtu edhe duopoli bëjnë marrëveshje me njëri-tjetrin, nëse janë duopole dhe monopol bëjnë atë që duan dhe në praktikë çmimet ndonjëherë janë dy herë më të larta se ato që importohen.

Të themi se kemi çmim të importit, shembulli i parë, për marker i cili vlen 60.1 denarë, në shitje me pakicë është 130 denarë. Pastaj, kemi çmimin, të themi, prej 300 pako qymyr për vizatim, çmimi i importit është 68.6 denarë, dhe çmimi i shitjes me pakicë është 200 denarë.

Bojërat, nëse çmimi i importit është 69.5, shiten për 120 deri në 150. Për lapsa, kemi çmim importi prej 54.1 denarë, ndërsa shiten për 120 denarë. A4 fletore, çmimi i importit 40.1 denarë, çmimi i shitjes me pakicë 85 denarë.

Pra, të paktën dy herë dhe në disa momente më shumë se deklaratat e importit, kështu që vlerësojmë se kjo do të përgjysmohej në mënyrë dramatike, të themi se do të ulet shpenzimi.

Por ne nuk do të ndalemi këtu, vazhdojmë edhe më tej. Edhe më tej do të ketë këso lloji të kufizimeve, do të thosha, marzhet dhe fitimet e individëve që gjenerojnë fitime të larta në këtë mënyrë, duke stimuluar kështu inflacionin dhe duke punuar kundër interesave të qytetarëve.