Zekolli-Shaqiri: Leja për kampusin e UNT-së është çështje muajsh

Kaltrina Zekolli-Shaqiri nga koalicioni VLEN, në emisionin Daily Click në TV21, foli edhe për kampusin e Univestitetit “Nënë Tereza”. Zekolli-Shaqiri tha se leja për këtë është çështje muajsh.

Marketing

“Shumë shpejt leja e ndërtimit, është çështje shumë e shkurt kohore, nuk po flasim për vite. Edhe dje zëvendëskryeministri i parë Mexhiti paralajmëroi se janë ndarë 35 milionë euro nga Qeveria për ndërtimin e kampusit të UNT-së. Shkupi e ka merituar një kampus të denjë. Ndërtimi i kampusit do të jetë ideal, shumë modern, të cilën do të kemi salla sportive, pishina dhe laboratore të ndryshme që janë të nevojshme”, tha zëvendësministrja e Transportit Kaltrina Zekolli-Shaqiri.                          https://fb.watch/uo1Cgk2EFn/