Mexhiti: Gjykata Kushtetuese nuk mund ta abrogojë Ligjin për gjuhën shqipe

Iniciativa në Gjykatën Kushtetuese për Ligjin e gjuhës shqipe nuk ka për qëllim abrogimin, por ndërhyrjen në disa nene, siguron zëvendëskryeministri i parë, Izet Mexhiti. Ai konsideron se Gjykata Kushtetuese në vendimet e saj për ndërhyrje, përpos aspektin juridik duhet të ketë parasysh edhe atë politik, pasi çdo veprim do të shpinte në rritje tensionesh, për të cilat Mexhiti hap dilemat se mund të jenë të nxitura nga BDI-ja.

Marketing

“Vetë BDI-ja e ka dërguar në Komisionin e Venedikut, vetë BDI-ja i ka pritur konkluzionet e Komisionit të Venedikut dhe pse kjo lëndë është mbajtur në Gjykatën Kushtetuese në sirtar vite të tëra dhe pse BDI-ja ka sjell një ligj i cili ka problem me Kushtetutën, janë probleme të cilat duhet t’i sqarojë BDI-ja, dhe pyetja është se përse kaq vite mbahet në sirtar dhe tash janë në gjendje ta keqpërdorin edhe gjuhën shqipe vetëm për të krijuar destabilizim dhe trazira dhe për ta shpëtuar vetveten nga proceset gjyqësore.”, – deklaroi zëvendëskryeministri i parë, Izet Mexhiti.