Destabilizimi, Mickoski: S’do të lejojmë tensione

Shteti s’do të lejojë destabilizim pas informacioneve të dhëna në opinion, si pasojë e rishqyrtimit të Ligjit të gjuhëve nga Gjykata Kushtetuese.

Marketing

Konfirmimi vjen nga njeriu i parë i ekzekutivit, Hristijan Mickoski, i cili thotë se strukturat e rendit do të reagojnë në formë objektive në rast të përshkallëzimit eventual të situatës nga struktura të caktuara në shoqëri.

Kryeministri thotë se rregullat e lojës janë të qarta: sundim i së drejtës, respektim i ligjeve dhe Kushtetutës, e të cilat duhet ndjekur sikurse bën ai me respektimin e emrit kushtetues të vendit.

“Nuk besoj se mund të ketë mundësi për destabilizim. Unë jam njeri që respektoj ligjet dhe Kushtetutën dhe nuk pres nga askush i cili merr pagë, gëzon privilegje në kurriz të qytetarëve, të mos respektojë ligjet dhe Kushtetutën. Kushedi sa mos të pajtohem dhe të jem kundër përdorimit të mbiemrit para emrit të shtetit, i cili është pjesë e Kushtetutës; unë derisa ta ushtroj këtë funksion do të qëndroj para këtij emri pasi që nuk dua ta ofendoj Kushtetutën dhe ligjet. Ndonjëherë realiteti mund të mos ju pëlqej, por ju duhet ta pranoni këtë realitet.”, – deklaroi kryeministri, Hristijan Mickoski.

Mickoski nuk thotë nëse vendimit të Gjykatës Kushtetuese do t’i paraprinte takim i liderëve ose mbledhje e Këshillit të Sigurisë, edhe pse vetë ai më herët kishte deklaruar se struktura të caktuara mund të shkaktojnë trazira.