Pandov: Angazhimi me punë është mënyra më e mirë për risocializimin e të burgosurve

Angazhimi në punë është mënyra më e mirë për të risocializuar të burgosurit, konsideron u.d drejtori i Drejtorisë për kryerjen e sanksioneve, Aleksandar Pandov. Në intervistën për MIA-n ai tha se do të mundohet që ligjërisht të intervenojë në pjesën e angazhimit në punë të të burgosurve me qëllim që kjo të shfrytëzohet më shpesh.

Marketing

“Kam vërejtje për ligjin e fundit të bërë tani në prill. Planifikoj që në periudhën në vazhdim të kërkoj ndryshime në pika të caktuara. Vërejta është ajo se te ne, nëse themi se kemi 2,400 të burgosur, mendoj se rreth 100 janë vetëm të angazhuar me punë. Udhëzimet e mia për drejtorët e burgjeve janë që të përpiqen të arrijnë marrëveshje me kryetarët e komunave, me kompani të tjera, që të angazhohen me punë sa më shumë të burgosur”, tha Pandov.

Drejtori njoftoi se gjendja e trashëguar e të burgosurve të evidentuar në arrati është rreth 200, ndërsa në pyetjen nëse ka garanci se do të kthehen të burgosurit të cilëve ai ua ka ndërprerë mbajtjen e dënimit, mes të cilëve ka pasur edhe të dënuar nga “27 prilli”, tha se nuk ka garanci dhe derisa nuk kthehen janë në arrati.

“Shumica prej tyre tashmë kanë përfunduar ndërprerjet dhe janë kthyer në burgje. Një pjesë jo e vogël e tyre ndërkohë kanë kërkuar nga gjykatat që t’u japin pushime më të gjata. Emri më i njohur për të cilin ka pasur ndërprerje është ish ministri i Punëve të Brendshme Mitko Çavkov. Në ndërkohë, z.Çavkov, unë me sa jam i njoftuar nga burgu, ka marrë ndërprerje prej tre muajsh, pra i përfundon në nëntor dhe jo pak nga të dënuarit e tjerë për 27 prillin kanë marrë ndërprerje nga gjykatat, disa për një muaj, disa për dy. Garanci nuk ekziston, si për secilin që me ligj do të dërgohet për 30-45 apo 60 ditë, kur ta lirojmë për fundjavë, nëse nuk kthehet, do të thotë është në arrati, njoftojmë menjëherë Ministrinë e Punëve të Brendshme dhe ai i dënuar konsiderohet si i arratisur”, sqaroi Pandov.

Intervistën e plotë me drejtorin e Drejtorisë për kryerjen e sanksioneve, Aleksandar Pandov ku mes tjerash ai i referohet edhe gjendjes nëpër burgje në mbarë vendin, si dhe zgjidhjes së problemit me mbipopullimin dhe deficitin e policisë së burgjeve, MIA do ta publikojë të shtunën.