Mexhiti mirëpret në takim kryesinë e Institutit Alb-Shkenca dega- Shkup

Sot pata kënaqësinë të mirëpres kryesinë e Institutit Alb-Shkenca, dega në Shkup, të përfaqësuar nga Prof. dr. Zeqirja Neziri, Prof. dr. Mustafa Ibrahimi dhe Prof. dr. Mentor Hamiti. Gjatë këtij takimi pune, diskutuam për përgatitjet e organizimit të Takimit të 19-të të këtij institucioni të rëndësishëm, që këtë vit do të mbahet në Shkup më 1 nëntor 2024.

Marketing

Ky event shkencor me peshë të veçantë, me temën “Rrugët për integrimin e arsimit shqiptar në hapësirën edukuese dhe kërkimore evropiane”, do të mbledhë akademikë të shquar nga SHBA, vendet e BE-së dhe përfaqësues nga degët e Tiranës dhe Prishtinës.

Qeveria jonë do ta mbështesë fuqishëm këtë nismë, me synimin e përbashkët për të fuqizuar arsimin dhe kërkimin shkencor shqiptar në arenën ndërkombëtare.  https://www.facebook.com/share/p/3np1NhTstib14WaG/?mibextid=oFDknk