Rasti i dytë i fruthit në Maqedoni

Rasti i dytë i fruthit në Maqedoni. Siç informoi drejtoresha e Institutit për Shëndet Publik, rasti i dytë është vërejtur në një familje nga fshati Konjare e poshtme, Komuna e Petrovecit. Dhe në këtë rast, si në rastin e mëparshëm, fëmijët nuk kanë qenë të vaksinuar kundër fruthit.

“Sipas anketës epidemiologjike që është bërë, deklaratat janë se nuk ka pasur shumë kontakte dhe fëmija as ka shkuar në shkollë në lagjen Petrovec, fshati Konjare e Poshtme. Sipas anketës epidemiologjike, prindërit dhe vetë fëmija thonë se ditët e fundit, pasi është kthyer nga zona ku ka qëndruar në Serbi, as ai dhe as vëllai i tij, i cili po ashtu nuk është i vaksinuar, nuk kanë shkuar në shkollë dhe ata mohojnë çdo kontakt të mëtejshëm”, tha Marija Andonova, drejtoreshë e ISHP.

Andonovska apeloi te mjekët amë që sapo të vërejnë një rast të dyshimtë, pacientët të dërgohen ose në Klinikën Infektive dhe prej aty t’ua përcjellin për analiza ose të vijnë direkt në Institutin për analiza.

Marketing