Bastisje në Batincë, MPB: Dyshohet për mashtrim milionash

Policia ka kryer një bastisje në Batincë të Shkupit, në kuadër të hetimeve të një rasti në një kompani ndërtimore në Shkup, që dyshohet se ka lidhje me një mashtrim milionash.
SPB – Shkup njoftoi se është kryer bastisje në një shtëpi private dhe në objekte të tjera dhe se kundër një personi në Shkup është iniciuar procedurë. Siç thonë ata, dyshohet për një krim të kryer dhe fitimin me dobi pasurore të kundërligjshme prej mbi një milion euro.
“Më datë 05.09.2024, nga zyrtarët policorë të Njësisë kundër Krimit Ekonomik dhe Kompjuterik në SPB – Shkup në koordinim me punonjësit nga Byroja e Sigurisë Publike dhe institucioneve tjera kompetente me urdhër për kontroll paraprak të shtëpisë dhe lokaleve të tjera, të lëshuar nga gjyqtari i procedurës paraprake, është kryer kontrolli hetimor në shtëpinë e personit S.V. nga Shkupi, pas një urdhri të lëshuar më parë për kontrollin e lokalit afarist të një personi juridik me seli në fshatin Batincë në lidhje me kallëzim penal për veprën penale të nenit 275-v të Kodit Penal, Shpërdorimi i procedurës për ftesë publike dhënie e kontratës për prokurim publik ose partneritet publik privat, ndërsa po mblidhen ende prova shtesë për rastin në fjalë.”, thonë nga SPB-ja.

Marketing