Kievi godet me dron depon e municioneve në rajonin Voronezh të Rusisë (VIDEO)

Ukraina goditi një depo municioni në rajonin e Voronezh të Rusisë gjatë natës me një dron, tha sot një burim ukrainas i sigurisë.

Marketing

Alexander Gusev, guvernatori i Voronezh, tha për Telegram se objektet shpërthyen pas zjarrit në rrethin Ostrogozhsky.    https://twitter.com/i/status/1832485987492253888                                                                                      Ai shtoi se nuk ka viktima, por është shpallur një gjendje e jashtëzakonshme në një pjesë të rajonit, me qindra njerëz që janë evakuuar nga shtëpitë e tyre dhe një autostradë kryesore është mbyllur.

Burimi ukrainas, i cili foli në kushte anonimiteti, i tha Reuters se operacioni u krye nga SBU, shërbimi i sigurisë së brendshme të Ukrainës.

“Aktualisht në vendngjarje ka ende katër vatra zjarri, ndërsa vërehen shpërthime municionesh”, theksoi ai.

Burimi sqaroi se magazina ndodhet në fshatin Soldatskoye, i cili është rreth 130 kilometra nga zona më e afërt nën kontrollin ukrainas