Zëvendëskryeministri i Parë Izet Mexhiti për vizitë zyrtare në SHBA

Zëvendës kryeministri i Parë dhe Ministër i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Izet Mexhiti po qëndron në vizitë zyrtare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku me ftesë së Këshillit Atlantik do të merr pjesë në Takimin e 9-të ministror dedikuar Evropës Qëndrore dhe Lindore, të Konferencës për siguri të energjisë.

Marketing

Zëvendës kryeministri i Parë Mexhiti do të ketë paraqitje mes folësve kryesorë në Panel-diskutimin me temë ‘Politika transatlantike e tregtisë, energjisë dhe klimës pas një viti zgjedhor’.

Gjatë qëndrimit në Uashington zv.kryeministri i Parë Mexhiti do të takojë zyrtarë nga shtetet pjesëmarrëse në Konferencën e sivjetme të Këshillit Atlantik.