Dy turistë nga Maqedonia e Veriut bllokohen te Gjiri i Filikurit, policia i vjen në ndihmë

Dy turistë nga Maqedonia e Veriut janë shpëtuar nga policia këtë të hënë, pasi kishin mbetur të bllokuar në Gjirin e Filikurit.

Marketing

Policia bën të ditur se një prej turistëve kishte marrë lëndime pasi kishte rrëshqitur dhe kërkoi ndihmë, raporton A2 CNN.

Sipas policisë, turistja nga Maqedonia e Veriut mori ndihmën e parë dhe nuk ka probleme shëndetësore.

“Policia e Himarës u vjen në ndihmë dy turistëve nga Maqedonia, të cilët mbetën të bllokuar në Gjirin e Filikurit.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Himarë, pas marrjes së njoftimit se dy turistë ishin bllokuar në plazhin e Filikurit dhe një prej tyre kishte rrëshqitur dhe kishte marrë dëmtime, organizuan punën për t’u ardhur në ndihmë.

Shërbimet e rendit dhe ato të plazhit pasi mbërritën në plazhin e Filikurit ndërhynë menjëherë dhe ofruan ndihmën e nevojshme, duke siguruar që turistët të nxirreshin në mënyrë të sigurt prej andej. Shtetasja e huaj, e cila kishte pësuar dëmtim të lehtë si pasojë e rrëshqitjes, mori ndihmën e parë dhe nuk ka probleme shëndetësore. Policia e Himarës garanton se është gjithmonë pranë qytetarëve dhe vizitorëve, gati për të ofruar ndihmë në çdo rast emergjent. Për çdo situatë të ngjashme, qytetarët mund të kontaktojnë në numrin pa pagesë 112”, njofton policia.