Drejtori Asani takoi ambasadorin shqiptar Meidani

Ambasadori i Shqipërisë në Maqedoninë e Veriut, Denion Meidani, e priti sot drejtorin e Institutit të Trashëgimisë Shpirtërore dhe Kulturore të Shqiptarëve në Shkup, Prof.dr. Skender Asanin. Ky takim kaloi në shenjë të këmbimit të njohurive dhe përvojave, me ç’rast drejtori Asani pasi i uroi emërimin në këtë detyrë të re diplomatike, ambasadorin Mediani e njoftoi me punën që po bën ITSHKSH si dhe me planet në të ardhmen. Fokusi u vu sidomos në disa veprimtari shkencore-kulturore gjatë muajve nëntor-dhjetor, kur pritet një pjesëmarrje e kënaqshme e studiuesve nga vendi dhe rajoni. Drejtori Asani i tha ambasadorit Mediani se tradicionalisht bashkëpunimi në mes të ITSHKSH-së dhe Amabasadës Shqiptare ka qenë i shkëlqyer dhe kjo është reflektuar në bashkëpunimin në disa fusha, sidomos në kulturë, arsim dhe trashëgimi shpirtërore.

Marketing

Diplomati shqiptar u shpreh i gatshëm që të përfshihet në aktivitetet e organizuara të ITSHKSH-së, duke shtuar me këtë rast se ai ka ndjekur punën që po bën ky institut, prandaj mbështetja e tij, siç tha ai, nuk do të mungojë.
Ky takim kaloi edhe në shenjë të dhurimit nga ana e drejtorit Asani të disa titujve të rinj librash për Ambasadën Shqiptare, me çka do të pasurohet edhe më tej komunikimi kulturor në mes këtyre dy institucioneve.