25/11/2024
Ballina Lajme Kosovë Nga Kosova drejt bregdetit shqiptar, aksidentohet autobusi me pensionistë

Nga Kosova drejt bregdetit shqiptar, aksidentohet autobusi me pensionistë

CREATOR: gd-jpeg v1.0 (using IJG JPEG v62), quality = 82?

Një autobus i cili po transportonte pensionistët e Kaçanikut në një udhëtim drejt Shqipërisë, është përfshirë në një aksident në rrugën Carralevë-Duhël të martën në mëngjes.

Tre persona u lënduan nga përplasja mes autobusit dhe një kamioni, tha Policia e Kosovës.

Tre të lënduarit u dërguan në spital për ndihmë mjekësore.

Pasagjerët, pensionistë nga Kaçaniku, kanë shpëtuar pa lëndime dhe janë transportuar në autobusin tjetër të kompanisë.

Agjencia tha se ata ishin nisur drejt bregdetit të Shqipërisë. 

“Njoftohen te gjithe familjaret e pensionisteve te Kaçanikut të cilët kanë qenë duke udhëtuar nga Kaçaniku në drejtim të bregdetit shqiptar, dhe gjatë rrugës kanë pasur një aksident mirpo falë zotit të gjithë pasagjerët janë mire dhe nuk kanë lëndime serioze ndërsa pasagjerët janë transportuar me autobusin tjetër dhe janë rrugës për në bregdetin shqiptar”, tha kompania.

Marketing

“Sot me datë 10.09.2024, rreth orës 07:11 është raportuar për një aksident trafiku në rrugën Carralevë-Duhël. Në aksident janë të përfshirë një autobus dhe një kamion. Si pasojë e aksidentit së paku tre persona kanë pësuar lëndime të lehta trupor dhe janë transportuar për në emergjencë në QKMF në Suharekë. Policia ka dalë vendngjarje dhe është duke u marrë me rastin. Pasi që autobusi është rrotulluar në krah kanë intervenuar edhe zjarrfikësit për t’i nxjerrë pasagjerët”, tha zëdhënësi i policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi.