Maqedonia mposht Armeninë, Enis Bardhi shënon supergol

Përfaqësuesja e Maqedonisë së Veriut ka mundur 1:0 Armeninë në ndeshjen e dytë, të vlefshme për grupin 4 në Ligën e Kombeve.

Marketing

Pjesa e parë u mbyll me rrjeta të paprekura, përkundër faktit që të përzgjedhurit e trajnerit Bllagoja Milevski krijuan disa raste shënimi.

Gjithçka ndryshoi në pjesën e dytë, me Maqedoninë e Veriut e cila përkundër faktit që luante më një lojtar më pak në fushë, megjithatë arriti që ta dërgoj dy herë topin në rrjetë.

Fillimisht kapiteni Enis Bardhi në minutën e 70-të zhbllokoi sfidën me një supergol nga gjuajta e lirë, teksa 9 minuta më vonë Miovski realizoi për rezultatin 2:0

Ndryshe Maqedonia e Veriut dy ndeshjet e radhës në Ligën e Kombeve i luan muajin e ardhshëm. /SHENJA/