Ministria e Kulturës shkarkon drejtorin e AKVSH-së, Shkodran Tolaj

ALSAT mëson se Ministria e Kulturës ka shkarkuar nga detyra Drejtorin e Ansamblit të Këngëve dhe Valleve Shqiptare (AKVSH), Shkodran Tolaj. Siç mësohet, në vend të tij, është caktuar një ushtrues i përkohshëm detyre, deri në shpalljen e konkursit për drejtor të ri. Një vendim i tillë, siç mëson ALSAT, vjen pas kontrolleve të jashtëzakonshme të inspektoratit, ku janë konstatuar një sërë shkeljesh dhe keqpërdorimesh nga ana e drejtorit të deritanishëm Tolaj.

Marketing

Shkodran Tolaj, edhe vite më parë ishte gjetur me shkelje dhe keqpërdorime, të cilat i zbuloi edhe televizioni ynë ALSAT. Por, asokohe, Ministria e Kulturës i dha atij mundësi t’i korrigjonte shkeljet. Jo vetëm kaq, por Tolaj ironizonte ALSAT, me statusin: Iu fajkën dritat” duke parë në prapavijë selinë e televizionit.

Tolaj u aktualizua së fundi pas protestës së 33 punonjësve të ansamblit, të cilët mbetën në rrugë pas disa vitesh punë, për shkak të skadimit të kontratave, madje, në një konferencë shtypi, artistët e ansamblit bënë një sërë akuzash ndaj Tolaj edhe për mobing e fyerje, duke shpalosur në media edhe video me prova të tilla. Në statusin e tij në FB, Tolaj, shkruante sot, se ishte i pritshëm epilogu për të, me një inspektim që ai e quan arbitrar. “Deri në triumfin kundrejt maskaradës së zëvendësministrit Sedat Sulejmani me shokë, inspektorit Zoran Markozanov dhe vendimeve të ministrit të kulturës Zoran Lutkov, mirë u pafshim! – shkruante Tolaj. /Alsat.mk