Mexhiti: Ahmeti ka qenë “nën moratorium” nga Nikolla Gruevski! 

Zëvendëskryeministri i parë dhe ministër i Ambientit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Izet Mexhiti, ka bërë një deklaratë të fuqishme për Zërin e Amerikës, ku ka theksuar se ish-kryeministri Nikolla Gruevski në të kaluarën i kishte vendosur një moratorium Ali Ahmetit për çështjet etnike, ndërsa kjo situatë nuk është e njëjtë me kryeministrin e tanishëm.

Marketing

“Ky nuk është moratorium i stilit të Gruevskit që i kishte vendosur kusht Ali Ahmetit për çështjet etnike shqiptare, me të cilin ka qeverisur për 11 vjet. Në këtë aspekt, kryeministri i tanishëm është më i arsyeshëm në fillim, ndërsa ne kemi shënuar gjithashtu solemnisht Marrëveshjen e Ohrit. Kemi realizuar aktivitete të tjera së bashku me Mickoskin, ndërsa nëse bëjmë një krahasim, Gruevski nuk ka marrë pjesë në të kaluarën, duke shpërfillur krejtësisht shqiptarët”, tha Mexhiti.