BDI: VMRO e detyroi Vlen-in ta pëkrahë Ligjin për branitella në Kuvend

Bashkimi Demokratik për Integrim thekson se i gjithë opinioni publik kombëtar ishte dëshmitar i dyfytyrësisë së humbësve të zgjedhjeve dhe shërbëtorë të VMRO nga rradhët e Vlen me rastin e votimit të propozim ligjit për branitella në rendin e ditës në seancën e djeshme në Kuvend.

Marketing

Deputetët humbës të Vlen në fillim deklaruan që janë kundër dhe do ta pengojnë miratimin e ligjit për branitella, e braktisën seancën, ndërsa pas telefonatës nga pronarët e tyre nga VMRO, u kthyen me bishtin e paluar dhe mundësuan kuorum për miratimin e rendit të ditës me gjithë Ligjin për branitella.

Ky veprim flet që Vlen janë peng të VMRO dhe po marrin në qafë shqiptarët me çdo veprim të tyre. Flamuri kombëtar, gjuha shqipe, ish ushtarët e UÇK, përfaqësimi i drejtë dhe adekuat, balanseri, u turpëruan para Kosovës dhe Shqipërisë dhe çdo të arritur kombëtare e cënuan oër më pak se 100 ditë.

Maqedonia e veriut duhet të jetë vend i barabartë për të gjithë qytetarët, e jo për disa nënë, e për të tjerët njerkë.