Bitcoin dhe kriptovalutat e tjera shënojnë rënie

Bitcoin dhe kriptomonedhat e tjera kanë shënuar një rënie, një ditë pas debatit të parë të kandidatëve presidencial të SHBA-së, të cilët nuk arritën të nxisin asnjë entuziazëm mes entuziastëve të kriptomonedhave.

Marketing

Dje, kandidati republikan, ish-presidenti Donald Trump, u përball me kandidaten demokrate, zv/presidenten Kamala Harris, në debatin e tyre të parë presidencial, por ata nuk dhanë zotime të reja dhe as mbështetje për politikat e kriptove.

Bitcoin, kriptomonedha më e madhe në botë, po tregtohej pak mbi 57 mijë dollarë mëngjesin e ditës së debatit para se të arrijë deri në 56.200 dollarë pas debatit.

Ethereum, ‘altcoin’-i më i madh në botë, ishte në 2.340 dollarë në të njëjtën kohë, para se të bjerë në 2.310 dollarë gjatë ditës.

Vlera e tregut të kriptomonedhave ishte 2 trilionë dollarë me një humbje ditore prej 0,1 për qind. Pjesa e Bitcoin, e cila njihet se dominon, ishte në 56,1 për qind, ndërsa Ethereum në 14 për qind.

Më 29 korrik, Bitcoin arriti në 69.992 dollarë, dy ditë pasi Donald Trump paraqiti planin e tij që vendi i tij të jetë “kryeqyteti i kriptomonedhave të planetit dhe superfuqia e Bitcoin-it në botë”.

Megjithatë, kriptomonedhat shënuan një rënie të madhe duke filluar nga 1 gushti, kur frika e recesionit çoi tregjet globale në një rënie të lirë.