Koalicioni VLEN shpalos zbulime të reja për krimin e Frontit Evropian dhe BDI-së!

Sot fillojmë me një seri konferencash për shtyp, ku do t’i prezantojmë
opinionit informacione që përbëjnë dyshime të bazuara për korrupsion
politik, në regji të figurave të shquara të ashtuquajturit Front
Europian, me në krye Ali Ahmetin dhe Ziadin Selën.
Bëhet fjalë për skandale serioze, të cilat ndër të tjera do të zbulojnë
metodat me të cilat BDI dhe Artan Grubi kanë vepruar për të siguruar
ndikim politik, ku ky i fundit ka qenë zbatuesi direkt i të gjitha
skenarëve të korrupsionit politik.
Në këtë konferencë për shtyp do të publikojmë informacione për tenderët
e fituar nga kompania e lidhur familjarisht me deputetin e Frontit
Europian, Elmi Aziri, i cili ka qenë një nga mbështetësit më të zëshëm
të koalicionit mes Ziadin Selës dhe Ali Ahmetit.
Artan Ajruli paraqitet si pronari i kompanisë RITRON KOPI DOOEL,
import-eksport Kumanovë, i cili është nipi i bashkëshortes së Elmi
Azirit.
Kjo kompani gjatë vitit 2022, për vetëm tre muaj ka fituar dy furnizime
publike në Lotarinë Shtetërore ku drejtor ka qenë Përparim Bajrami, dora
e djathtë e Artan Grubit.
Furnizimet kanë të bëjnë me pajisje kompjuterike, stacione grafike dhe
TV për tërheqjen e lotarisë, si dhe televizorë për instalimin e lojërave
elektronike.
Vlera totale vetëm për këto dy furnizime përmes Lotarisë Shtetërore, së
bashku me anekset, arrin rreth 3 milionë denarë.
Vini re, këto janë informacione vetëm nga një institucion.
Ky informacion skandaloz është konfirmim i drejtpërdrejtë se BDI ka
sunduar si organizatë kriminale në rrjetin e së cilës janë kapur ata që
politikën e perceptojnë si mundësi për pasurim personal dhe familjar.
Të nderuar, shihni pra ironinë!
Kuadrot e Ziadin Selës dhe Ali Ahmetit, të cilët gjatë ditës në mënyrë
të rreme mbrojnë qytetarët nga lojërat e fatit, kanë përfituar pikërisht
nga bizneset me kazinotë.
Kryetari i degës në Bogovinë, Safet Miftari, është arrestuar për
organizim kriminal të lojërave të fatit në internet, kompania familjare
e deputetit Elmi Aziri ka marrë tenderë nga Lotaria Shtetërore.
Mezi presim që Fronti Europian të dalë më në fund në mejdan me
anëtarësinë e tyre. Na intereson shumë kur do t’u shpjegojnë se mijëra
njerëz i lanë pa status profesional të zgjidhur, vetëm për t’i
shantazhuar për vota para zgjedhjeve, ndërsa funksionarët e tyre
grabisnin çdo gjë që u vinte në dorë.
Pason përgjegjësia, drejtësia do të arrijë të gjithë ata që kanë
mëkatuar para ligjeve.
Do të ketë përgjegjësi; drejtësia do t’i arrijë të gjithë ata që kanë
shkelur ligjet.

Marketing