Hiqen tabelat në Bllacë, vendosen edhe në gjuhën shqipe (VIDEO)

Tabelat që dje ishin në rrugën Bllacë-Shkup sot janë hequr dhe janë zëvendësuar edhe me gjuhën shqipe.

Marketing

“Siç mund ta shihni nga ana tjetër, të gjitha tabelat që nuk kanë qenë në gjuhën shqipe u larguan. E takuam njërin prej punonjësve këtu dhe e pyetëm a i kanë larguar ata që të bëhen në dy gjuhë, na tha jo. Pra, kemi një situatë absurde, nuk dihet kush i ka larguar të njejtat mbrëmë. E pyetëm a do të vendosen në dy gjuhë, na tha që nuk e di. Ai nuk e dinte as ku janë tabelat që u vendosën dje këtu në Bllacë”, ka raportuar gazetari Furkan Saliu nga vendi i ngjarjes.