Liga e parë e futbollit/ Në Çair “Super Derbi” Shkupi – Shkëndija!

Liga e Parë e futbollit në Maqedoninë e Veriut, pas pauzës dy javore, vazhdon këtë fundjavë me ndeshjet e xhiros së pestë. Ndeshja derbi e kësaj jave zhvillohet në Çair midis Shkupit dhe Shkëndijës.

Marketing

Ndeshja më tërheqëse e javës së pestë zhvillohet në stadiumin e Çairit aty ku do të përballen dy skuadrat që pretendojnë kreun e tabelës FC Shkupi dhe Shkëndija.

Derbi në fjalë gjithmonë ka zgjuar interesim të madh nga ana e dy tifo grupeve, të cilët pritet të përkrahin ekipet e tyre denjësisht dhe në mënyrë sportive.

Mbështetje nga “Shvercerat” pret edhe kapiteni i skuadrës nga Çairi i Shkupit.

ARTAN ILJAZI – KAPITEN I FC SHKUPI

“Të dielën e kemi ndeshjen kundër Shkëndijës. Ne si ekip jemi të përgatitur maksimalisht për këtë ndeshje. Normalisht të dielën është derbi ndeshje por ne si ekip secila ndeshje është më rëndësi dhe shpresojmë që të dielën me ndihmën e “Shvercerave “ tre pikët të mbeten në Çair”

Nga ana tjetër edhe ekipi kuqezi që aktualisht kryeson tabelën ka zhvilluar përgatitje serioze për të vazhduar rrugëtimin e sukseseve. Kapiteni kuqezi Besart Ibraimi para ndeshjes me ekipin e Shkupit në Çair tha se ky super derbi duhet të ketë mbështetje të nivelit të lartë.

BESART IBRAIMI – KAPITEN I KF SHKËNDIJA

“Po atmosfera është e mirë kemi pasur nj ë fazë përgatitore dy javore të mirë, jemi përgatit maksimalisht. Është kënaqësi të luash në këtë ndeshje. Është derbi më madh shqiptar, unë do kisha dashtë që si futbollist të jem i kënaqur që do e shijoj këtë derbi. Ne marrëdhëniet i kemi pasur me këtë klub besoj që të forcohen ende , të na presin si është më mirë që tua kthejmë edhe ne si është më mirë“.

Besa e Dobërdollit pas barazimit me eklipin e Rabotniçkit në Gostivar, të dielën është mysafire e AP Brera në Strumicë.

Kapiteni Armend Alimi u shpreh se ekipi maksimalisht ka shfrytëzuar pauzën dhe në Strumicë udhëtojnë për rezultat pozitiv.

ARMEND ALIMI – KAPITEN I KF BESA

“Mendoj se kemi shfrytëzuar këtë pauzë për të pushuar dhe për tu freskuar dhe për tu përgatitur fizikisht dhe psiqikisht për ndeshjen që na pret. Është një ndeshje e vështirë, e dimë ato kanë një seri të keqe të rezultateve mirëpo kanë kualitet dhe ne e kemi marrë shumë seriozisht këtë ndeshje. Shpresojmë që të paraqitemi sa më mirë“.

Ndeshje interesante dhe mjaft tërheqëse është edhe takimi në Manastir mes Pelisterit me kampionin në fuqi Struga Trim Lum.

Në stadiumin “Boris Trajkovski” në Maxhari, Gostivari është nikoqire e Vardarit, Voska Sport në Ohër takohet me Sileksin, ndërsa Rabotniçki në arenën “Todor Proeski” përballet me Tikveshin.

Të gjitha ndeshjet zhvillohen të dielën me fillim në ora 15:00. /tvklan.mk